Pep Guardiola: Ky kompeticion duhet të zhduket

Pep Guardiola: Ky kompeticion duhet të zhduket

Trajneri i Manchester City, Pep Guardiola, beson se klubet në Angli duhet të marrin në konsideratë se është më mirë të mos zhvillohet Kupa e Ligës Angleze, një veprimtari që merr shumë energji.

Pavarësisht nga “lufta e ftohtë” që ka pasur me Mourinho kur ishin përkatësisht në stolin e Barcelonës dhe Real Madrid, Guardiola ka dalë në krah të trajnerit të Manchester United që tha: “të gjithë do të ishim më mirë me këtë veprimtari.”

Guardiola aktivizoi futbollistë që nuk kishin qenë titullar në ndeshjet e para të Premier League, teksa skuadra e tij fitoi ndaj West Brom, 1-2. Për ndeshjen e së shtunës në Premier League kundër Crystal Palace do të rikthehen titullarët.

“Nuk fiton një vend në Kupat e Europës dhe nëse shkon deri në gjysmëfinale apo finale dhe humbet, thjesht ke harxhuar energji”

Guardiola ka lënë pushim tetë titullar në ndeshjen e Kupës së Ligës, duke menduar se ende pa u mbyllur ky muaj, Manchester City do të ndeshet me Shakhtar Donetsk dhe Chelsea.

“Biznesi është biznes, por ne kemi shumë ndeshje, – tha Guardiola gjatë konferencës për shtyp para ndeshjes kundër Crystal Palace. – Nëse duhet të luash një veprimtari, patjetër që do të zbresësh në fund, por po flasim për një titull që kur e fiton është në rregull, por që tifozët dhe njerëzit nuk duan t’ia dinë. Nuk fiton një vend në Kupat e Europës dhe nëse shkon deri në gjysmëfinale apo finale dhe humbet, thjesht ke harxhuar energji.”

Më pas Guardiola vazhdoi “Nuk mund të imagjinoni se çfarë do të thotë të luash për 90 minuta kundër West Bromwich Albion të Tony Pulis dhe të kthehesh katër orë me autobus në shtëpi, pastaj për tre ditë të përgatisësh ndeshjen me Crystal Palace, pas tre ditësh të tjera të luash në Champions League me Shakhtar dhe pas katër ditësh të tjera të ndeshesh me Chelsea në ‘Stamford Bridge’. Ne e dinim që do të luanim në Kupën e Ligës dhe teorikisht i administruam forcat, por futbollistët, trajnerët, drejtuesit dhe tifozët nuk kanë simpati për këtë veprimtari.”