Lionel Messi është njëri nga futbollistët më të mirë në histori të futbollit. Sulmuesi argjentinas ka fituar të gjithë trofetë e mundshme me Barcelonën, dhe ka arritur në finale të Kampionatit Botëror me përfaqësuesen argjentinase.

Arritjet janë të pafundme, ashtu është edhe popullariteti i tij. Por, ka fakte të shumta për futbollistin argjentinas që ju mund të mos i keni ditur.
Messi kishte mangësi në hormonet e gjatësisë
Messi ishte diagnostifikuar me mungesë hormonesh që ia pamundësonin rritjen. Ai u desh të marrë një trajtim mjekësor disa vjeçar me përdorimin e pilulave të cilat kushtonin 1500 euro në muaj, e që klubi argjentinas River Plate refuzoi t’i paguante. Megjithatë, ishte skuadra e madhe spanjolle Barcelona, që pranoi ta transferonte Messin me gjithë problemet mjekësore që e shqetësonin.
Kontrata e tij e parë u nënshkrua në një letër mëndafshi
Sekretari teknik i Barcelonës, Carles Rexach, mbajti një takim me Lionel Messin dhe babain e tij në vitin 2000. Ai ishte i impresionuar me argjentinasin e ri dhe në ato momente u nxitua t’i nënshkruaj një kontratë Lionel Messit. Rexach e nënshkroi këtë kontratë në një pecetë.
Ai kishte marrë ofertë nga përfaqësuesja spanjolle
Gjatë vitit 2004, kur ai ishte 15 vjeç kishte marrë ofertë nga kombëtarja spanjolle u-20 por që e kishe refuzuar.
Debutimi i tij zgjati vetëm 44 sekonda
Lionel Messi nuk luajti më shumë se 44 sekonda për Argjentinën në ndeshjen e tij të parë si 18-vjeçar, pasi në takim ndaj Hungarisë u ndëshkua me karton të kuq pas 44 sekondave lojë.
Messi ka origjinë italiane
Familja e tij e ka prejardhjen nga qyteti italian i Ankona-s. Më vonë, stërgjyshi i tij Angelo Messi emigroi drejt Argjentinës gjatë vitit 1883.
Ai është ambasador i vullnetit të mirë në UNICEF
Në mars të vitit 2010, Lionel Messi u bë ambasador i vullnetit të mirë nga UNICEF. Pas këtij afirmimi ai ndërmori disa aksione, ku vizitoi Haitin, Costa Rican apo ndihmoi edhe njerëzit në nevojë në Argjentinë.
Djali i tij është zyrtarisht futbollist i skuadrës Newells Old Boys
Djali i Lionel Messit, Thiago, u lind më 2 nëntor të vitit 2012. Vetëm 72 orë pasi pa dritë në tokë, djali i Messit nënshkroi me klubin e fëmijërisë së Lionelit, Newells Old Boys. Zyrtarët e klubit argjentinas udhëtuan në Evropë për ta plotësuar dokumentacionin e djaloshit më të ri që kishte nënshkruar me ndonjë klub ndonjëherë. /Insajderi.com