Rakitiç tregon se kush e shpëtoi nga sulmi terrorist në Barcelonë

Rakitiç tregon se kush e shpëtoi nga sulmi terrorist në Barcelonë

Mesfushori kroat, Ivan Rakitiç ka treguar se si ai dhe familja e tij kanë qenë shumë afër vendit ku u krye sulmi terrorist disa javë më parë në Barcelonë.

Rakitiç po ashtu tregoi se si gruaja e tij i ka shpëtuar ata, pasi nëse nuk do ta dëgjonte atë, ai dhe familja e tij do të ishin në vendin ku u krye sulmi.

“Gjatë kohës që u krye sulmi terrorist në Barcelonë unë isha shumë afër tyre”, tha fillimisht Rakitç gjatë një interviste për Goal.

“Isha në qytet me familjen tim dhe ishim përgatitur për të shkuar në vendin ku u krye sulmi. Unë doja të shkoja atje, por gruaja ime tha se ishte ditë e mirë dhe t’i lenim fëmijët të luanin në park jashtë shtëpisë tonë. Falënderoj Zotin që e dëgjova”, vazhdoi ai.

“Ne ishim tre ose katër minuta larg. Sapo ndodhi sulmi, shumë shokë dhe familjarë me telefonuan dhe më pyetën se ku isha”, u shpreh Rakitiç në fund./Express/