Trajneri i Dortmundit vlerëson Real Madridin, por beson tek skuadra e tij

Trajneri i Dortmundit vlerëson Real Madridin, por beson tek skuadra e tij

Trajneri i Borussia Dortmundit, Peter Bosz beson se Real Madrid nuk e ka problem mungesën e d< ose tre lojtarëve, pasi mund t’i zëvendësojë ata pa asnjë problem.

Bosz zgjatë një konference për media ka folur për ndeshjen ndaj Real Madridit në Ligën e Kampionëve, ku thotë se forma në ndeshje të tilla nuk ka shumë rëndësi.

Ai beson se skuadra e Realit është shumë e rrezikshme dhe luan futboll shumë të bukur.

“Ne jemi në formë të jashtëzakonshme dhe luajmë ndaj një kundërshtari shumë të fortë”, tha Bosz zgjatë konferencës për media. “Nuk mendoj se forma e tyre jo e mirë ndikon në këtë takim. Skuadra e Realit është aq e madhe, sa dy tre mungesa nuk vërehen”. /Insajderi.com