Reali del fitimtar nga Dortmundi

Real Madrid ka shënuar fitoren e parë në histori ndaj Borussia Dortmund në udhëtim, duke e mposhtur me rezultat 3:1.

Reali del fitimtar nga Dortmundi

Kampioni evropian ka shënuar edhe fitoren e dytë në sezonin e ri të Ligës së Kampionëve, duke e mposhtur në udhëtim 3:1 Borussia Dortmund.

Golat për Realin në këtë takim i shënuan Bale dhe Cristiano Ronaldo dy, ndërsa golin e vetëm për Dortmundin e shënoi Aubameyang.

Pas kësaj fitoreje Reali ndanë pozitën e parë në grupin H me Tottenhamin, që në udhëtim mposhti APOEL-in me rezultat 3:0. /Insajderi.com