
Përzgjedhësi i përfaqësueses së Kosovës, Albert Bunjaki të martën do të zbardh listën e lojtarëve të ftuar për ndeshjet kundër Ukrainës e Islandës.
Kosova dhe Ukraina do të përplasen me 6 tetor në “Loro Boriçi” te Shkodrës në kuadër të eliminatorëve për Kupën e Botës “Rusi 2018”.
“Në prag të ndeshjes eliminatore për Botërorin Rusia 2018, Kosova-Ukraina, e cila do të zhvillohet në stadiumin “Loro Borici” në Shkodër përzgjedhësi i Kombëtares A të Kosovës do të mbajë konferencë me media”, thuhet në njoftimin e FFK-së.
Sipas këtij njoftimi, Bunjaki konferencën do ta mbajë të martën në selinë e FFK-së në orën 11:00.