Si pasojë e sulmit me armë zjarri të llojit automatik, mbi 50 persona raportohen të jenë vrarë kur një 64 vjeçar qëlloi në drejtim të turmës e cila ishte pjesë e festivalit muzikor ”Route 91 Harvest” këtë të diel në Las Vegas.
Përveç viktimave tashmë raportohet se 406 persona janë dërguar në spital për trajtim pas plagëve të marra në resortin e njohur, zonë e cila u shndërrua në vend krimi.
Këto janë shifrat e fundit të departamentit të policisë së Las Vegasit, ndërsa shtohet se kur sulmuesi ka qëlluar me automatik, më shumë se 22 mijë njerëz ishin pjesë e turmës së koncertit muzikor i cili po zhvillohej në ato momente.