Video: “Bastard, largohu nga kombëtarja”

Video: “Bastard, largohu nga kombëtarja”

Gerard Pique sot i është bashkuar Kombëtares së Spanjës në stërvitje, vetëm një ditë pasi votoi për pavarësinë e Katalonjës.

Tifozët nuk kanë qenë shumë të lumtur me prezencën e qendërmbrojtësit të Barcelonës në stërvitje dhe e kanë fyer, duke kërkuar edhe largimin e tij, raporton Bota.al.

“Pique bastard, largohu nga Kombëtarja” dhe “Pique bastard, Spanja është Kombëtarja jote”, i kanë kënduar tifozët.

Pique nuk ka reaguar, por vetëm ka qeshur me tifozët, të cilët ishin mbledhur në shkallët e stadiumit për të parë stërvitjet e Spanjës.

https://www.youtube.com/watch?v=YgRvIh5NLWw