Real Madrid ka filluar tashmë të mendojë për transferimet e verës së ardhshme.
Drejtuesit e Real Madridit nuk kanë bërë ndonjë transferim të madh në katër vitet e fundit, por kjo pritet të ndodh në verën e vitit 2018.
Sipas Don Balon, Reali është gati të paguajë 200 milionë euro për sulmuesin fantastik të Tottenhamit, Harry Kane.
Mungesa e golave të Cristiano Ronaldos këtë sezon dhe lëndimet e shpeshta të Karim Benzemas dhe Gareth Bale kanë bërë që Zidane të kërkojë transferimin e anglezit.
Në listën e Realit është edhe sulmuesi fantastik i Juventusit, Paulo Dybala. /Express/