Donald Trump është lideri me më shumë ndjekës në Twitter duke ja kaluar edhe Papa Franceskos.
Adresa “@realDonaldTrump” që presidenti i Shteteve të Bashkuara përdor cdo ditë për të shpërndarë mesazhet e tij, ka arritur 40 milion ndjekës, i pasuar nga Papa Francesco që ka 39.5 milion ndjekës.
Këto të dhënat janë bëra publike nga Politico.
Klasifikimi- Në top liste edhe kryeministri indian, Narendra Modi, që renditet i treti me 35 milion ndjekës në adresën zyrtare @narendramodi.
Studimi është bërë në 890 adresa, të gjitha që i përkasin liderëve botërorë.
Por ‘trofetë’ e Trump nuk mbarojnë këtu. “The Donald” renditet në vend të pestë dhe të gjashtë në klasifikimin e popullaritet absolut që ka në Twitter me respektivisht “@potus” (atë të presidentit amerikan, me 20.5 milion ndjekës) dhe “@ËhiteHouse”( Shtëpia e Bardhë, me 15.6 milion ndjekës).
Megjithatë Obama mbetet akoma në krye të listës së presidentit më të ndjekur dhe Trump vazhdon të ketë më pak ndjekës se paraardhësi i tij Barack Obama, i cili në fund të mandatit, ka pasur më shumë se Trump.
Adresa e ish presidentit Obama numëron 95.6 milion ndjekës. Pothuajse aq i dashur sa artistet Katy Perry dhe Justin Bieber, të cilët kanë më shumë se 100 milion.