Futbollisti që braktisi Kosovën arrin shifra historike në Australi

Futbollisti që braktisi Kosovën arrin shifra historike në Australi

Kosovari, Besart Berisha është futur në histori të futbollit në Australi. Ai ka arritur t’i shënojë plotë 102 gola në “A-League”. Ndërsa është i vetmi futbollistë që fiton dy herë me radhë “këpucën e artë”.

Mediat në Australi kanë publikuar një artikull duke sfiduar futbollistët e tjerë në ligë nëse ata do të munden t’i barazojnë shifrat e çmendura të Berishës.

Lista e 10 golashënuesve më të mirë në “A-League”

Besart Berisha – 102 Gola

Shane Smeltz – 92 Gola

Archie Thompson – 90 Gola

Alex Brosque 63 – Gola

Mark Ura 58 – Gola

Jamie Maclaren 51 – Gola

Sergio van Dijk 50 – Gola

Bruce Djite 45 – Gola

Matt Simon 44 – Gola

Carlos Hernandez 43 – Gola

Kosovarit, Berisha ia rrezikojnë vetëm tre futbollistë rekordin nga kjo listë. Bruno Fornaroli është futbollisti i dytë që mund të bëhet golashënuesi i dytë, ndërsa pas tij është Carlos Hernandez me 42 gola.

Berisha ishte paraqitur tri lojë për përfaqësuesen për Kosovën, ndërsa ishte larguar në shenjë pakënaqësie me trajnerin e Kosovës, Albert Bunjaki.

Ai kishte thënë se nuk do të luaj më për Kosovën derisa trajner të jetë Bunjaki./Insadjeri.com