Spanja të shtunën pritet të veprojë për suspendimin e autonomisë së Katalonisë

Spanja të shtunën pritet të veprojë për suspendimin e autonomisë së Katalonisë

Qeveria e Spanjës do ta mbajë një takim të jashtëzakonshëm të shtunën, ku do të marrë vendim për t’ia suspenduar autonominë Katalonisë, pasi lideri katalan kërcënoi se do ta shpallë pavarësinë.

Zyra e kryeministrit të Spanjës ka thënë se kabineti do ta mblidhet për ta aktivizuar Artikullin 155 të Kushtetutës së Spanjës, i cili ia lejon qeverisë qendrore ta marrë kontrollin dhe ta udhëheqë rajonin.

Lideri i Katalonjës, Carles Puigdemont, ka thënë sot se parlamenti i rajonit do të votojë për shpalljen e pavarësisë nëse Spanja vazhdon me represion.

Druhet se këto lëvizje mund të shkaktojnë trazira.

“Qeveria spanjolle do të vazhdojë me procedurat e përshkruara në Artikullin 155 të Kushtetutës për ta rivendosur ligjin në vetëqeverisjen e Katalonisë”, ka thënë kryeministri i Spanjës, Mariano Rajoy./Express/