Policia gjermane bëri të ditur se ka arrestuar personin e dyshuar për sulm me thikë, në të cilin sot në mëngjes në Mynih u plagosën katër persona, transmeton Anadolu Age" />

Arrestohet personi i dyshuar për sulmin me thikë në Mynih

Arrestohet personi i dyshuar për sulmin me thikë në Mynih

Policia gjermane bëri të ditur se ka arrestuar personin e dyshuar për sulm me thikë, në të cilin sot në mëngjes në Mynih u plagosën katër persona, transmeton Anadolu Agency (AA).

“Kemi arrestuar të dyshuarin, por ende nuk e dimë nëse ai është kryerësi”, tha Markus da Gloria Martins, zëdhënës i policisë së Mynihut.

Sipas informacioneve të policisë askush nga të plagosurit nuk ka pësuar plagë të rrezikshme për jetën. Më herët policia e Mynihut iu bëri thirrje banorëve të rajonit Rosenheimer Platza të mos dalin jashtë, pas incidentit që ndodhi sot në mëngjes, meqë sulmuesi është larguar nga vendi i ngjarjes.

Përmes profilit në Twitter policia ka njoftuar për angazhimin në kërkim të autorit të sulmit. Sulmuesi është përshkruar si një burrë i moshës rreth 40 vjeçare, me një biçikletë të zezë, pantallona ngjyrë gri dhe xhaketë të gjelbër.