De Biasi “mësohet” me humbjet në Spanjë

De Biasi “mësohet” me humbjet në Spanjë

Pasi arriti një fitore të papritur ndaj Levantes, 0-2 në transfertë, sapo ishte prezantuar si trajner i Alaveshit, ku siguroi 3 pikët e para dhe të vetme deri më tani, De Biasi tashmë ka harruar si të fitojë.

Sot, Alaveshi i tij pësoi një tjetër humbje, këtë radhë ndaj Betisit. Ndeshja u mbyll me shifrat 2-0, me nga një gol për secilën pjesë.

Tashmë në 3 javë në krye të Alaveshit, De Biasi numëron 1 fitore dhe 2 humbje, teksa renditet në vendin e 19-të, me vetëm 3 pikë të grumbulluara, dhe lë pas vetëm skuadrën e Malagas.

Sfidën e radhës skuadra e ish-trajnerit të Kombëtares shqiptare do ta luajë në shtëpi ndaj Valencias së vendit të dytë.