Goli i sulmuesit francez, Olivier Giroud është zgjedhur si më i miri i vitit 2017.
Ka filluar ndarja e çmimeve nga FIFA në ceremoninë e ndarjes së tyre që po mbahet në Londër.
Në ceremoninë e ndarjes së çmimeve parashihen zgjedhja e lojtarit të vitit, formacionit të vitit, golit të vitit dhe shumë çmimeve tjera individuale.
Çmimi i golit më të mirë të vitit që ndan FIFA apo i njohur ndryshe si “Puskas”, në shenj të legjendës Ferenc Puskas, veçse është ndarë.
Këtë çmim e ka fituar sulmuesi i Arsenalit, francez, Olivier Giroud.
Goli i Giroudit i zgjedhur si më i mirë është ai ndaj Crystal Palace i shënuar në Ligën Premier.
https://www.youtube.com/watch?v=yH85k6uEcHc