Florentino Perez, presidenti i Real Madridit, pretë që Cristiano Ronaldo të pensionohet në “Santiago Bernabeu”.
Ylli i Real Madridit, Cristiano Ronaldo është shpallur lojtari më i mirë i FIFA-së, “The Best”, për vitin 2016.
Pas kësaj ceremonie, presidenti i Real Madridit, Florentino Perez, në një intervistë për ‘El Larguero’ ka paralajmërues se portugezi do të pensionohet në “Santiago Bernabeu”
“E ardhmja e Cristianos? Ai ka një kontratë, që do të thotë se e ardhmja e Cristiano është stabilizuar plotësisht. Por, sonte kemi festë dhe nuk do të flasim për këto gjëra”, ka deklaruar ai, përcjell Express.
“Vitin e kaluar, kur ai rinovojë kontratën në muajin nëntor, ishte i lumtur. Unë nuk e di se çfarë fitojnë të tjerët. Ne të gjithë jemi të kënaqur me të dhe jam i sigurt se ai do të dalë në pension në Real Madrid”, ka theksuar Perez.
Ish ylli i Manchester Unitedit ka kontratë me Real Madridin deri në verën e vitit 2021. Por, ai pritet që shumë shpejtë të vazhdoj kontratën me kampionin e Spanjës dhe Evropës.