Presidenti i Kazakistanit, Nursultan Nazarbayev, nënshkroi një dekret ndaj popullit me anë të të cilit kalon nga alfabeti cirilik në alfabet latin, transmeton AA.
Sipas dekretit të presidentit të Kazakistanit, Astana zyrtare do të krijojë një komision për ndryshimin e alfabetit të kombit të tij në një shkrim me bazë romake nga viti 2025.
Nazarbayev tha se më 12 prill të vitit 2025 Kazakistani do të fillojë botimin e flukseve të punës, periodikëve, teksteve shkollore dhe çdo gjë tjetër në alfabetin latin.
Ai shtoi se Kazakistani më parë, nga viti 1929 deri në vitin 1940, ka përdorur alfabet latin por më vonë e zëvendësoi atë me një cirilik me bazë ruse.
Në një fjalim tetorin e kaluar, Nazarbayev tha se kalimi në një alfabet të ri do ta bënte më të lehtë mësimin e gjuhës kazake.
Presidenti i Kazakistanit theksoi se ndryshimi i alfabetit nuk do të ndikojë në të drejtat e rusisht-folësve apo gjuhëve të tjera, duke shtuar se, “Përdorimi i gjuhës ruse në alfabetit cirilik mbetet i pandryshuar dhe do të vazhdojë të funksionojë”.