I akuzuar për ngacmim seksual, ministri britanik i Mbrojtjes, Michael Fallon dha dje dorëheqjen, njoftoi një zëdhënës i Ministrisë, transmeton ATSH.
Ministri u akuzua se ka vendosur dorën në gjurin e një gazetareje gjatë një darke, gjatë konferencës së partisë konservatore, në 2002.
Michael Fallon deklaroi në BBC se sjellja e tij në të kaluarën nuk ishte ndoshta në lartësinë e duhur.
Duke reaguar ndaj njoftimeve të dorëheqjes së Sekretarit të Mbrojtjes, gazetarja Hartley-Brewer tha për Sky News se ajo ishte “tepër e tronditur”.