Presioni që po bën Skënderbeu mbi Partizanin

Presioni që po bën Skënderbeu mbi Partizanin

Skuadra e Skënderbeut ka vendosur që sonte të luaj me fanellat bardh e kuq kundër Partizanit të Beogradit në kuadër të Europa Leagues.

KF Skënderbeu pritet që sonte të luajë me fanellat e para, pikërisht me të kuqen e theksuar dhe shiritat e bardhë.

Këto ngjyra urrehen nga tifozët e Partizanit të Beogradit, pasi fanella thuajse identike mban veshur rivali i tyre përjetshëm, Crvena Zvezda.

Klubi korçar e ka vendosur të luajë me fanellën bardh e kuqe, jo me atë portokalli që luajti në Ukrainë, qoftë edhe për të ndikuar sadopak në anën psikologjike të kundërshtarit, shkruan Panorama Sport.

Gjithsesi, nuk përjashtohet mundësia që deri para mbledhjes me zyrtarët e UEFA-s, të kemi ndonjë ndryshim të fanellës. /Express/