Trajneri portugez, Jose Mourinho ka qenë i akuzuar për evazion fiskal.
Mourinho u paraqit në një gjykatë në Puezelo në perëndim të Madridit, për të mbyllur çështjen me tatimet në Spanjë, që e kanë akuzuar portugezin se nuk ka paguar 3.3 milionë euro taksa në vitet 2011-2012, periudhë gjatë së cilës drejtonte Real Madridin.
Në fakt, nuk bëhet fjalë për pagën që përfitonte te Reali, por për të ardhurat nga të drejtat e imazhit.
“Kam paguar, nënshkruar dhe nuk kam kundërshtuar, por nuk dija asgjë”, ka thënë Mourinho para gazetarëve.