Zyrtare: Drita mbetët pa trajner

Zyrtare: Drita mbetët pa trajner

Skuadra kosovare, FC Drita ka mbetur pa trajner në gjysmë sezonin dimëror.

Lajmin e ka bërë të ditur faqja zyrtare e klubit nga Gjilani, të cilët thonë se kanë ndërpre bashkëpunimin me Milaim Zuzakun.

“Drita njofton futbollëdashësës se kryesia e klubit pas një takimi të përbashkët me trajnerin Milaim Zuzaku, janë pajtuar për ndërprerjen e bashkpunimi”, shkruhet në njoftimin e klubit.

Zuzaku e mori Dritën në mes të sezonit të kaluar, pas shkarkimit të Ismet Munishit.