Zëvendës-kryeministri britanik mohon se është gjetur materiale pornografike në kompjuterin e tij

Zëvendës-kryeministri britanik mohon se është gjetur materiale pornografike në kompjuterin e tij

Sekretarit të parë të shtetit britanik, Damian Green, pretendohet se i është gjetur material pornografik në kompjuterin e tij.

Ish-komisari i policisë metropolitane, Bob Quick ka thënë se ka zbuluar skandalin e Green pas një hetimi mbi rrjedhat e qeverisë gjatë vitit 2008, shkruan “The Guardian”.

Green, i cili është zëvendës i kryeministres, Theresa May, ka deklaruar se “kjo ngjarje është plotësisht e pavërtetë, dhe vjen nga burime të pabesueshme”.

Sipas Green, polici kishte provuar ta dëmtonte karrierën e tij politike, duke e lëshuar këtë informacion edhe para nëntë vjet, por asnjë gazetë nuk e kishte publikuar, pasi nuk kishte fakte dhe asgjë konkrete. /Insajderi.com