Celina është ftuar nga Kombëtarja e Kosovës për grup moshat U-21.
Përzgjedhësi i Kosovës U21, Rafet Prekazi, ka grumbulluar 24 futbollistë për ndeshjet me Izraelin dhe Azerbejxhanin në kuadër të kualifikueseve për Kampionatin Evropian.
Duket se sulmuesi i Manchester Cityt i huazuar te Ipswichi, Bersant Celina, nuk do të luajë kundër Letonisë në “Adem Jashari” pasi është ftuar nga Prekazi për këto dy ndeshje të rëndësishme për Kosovën U-21. /Express/