Skuadra e Interit ka marrë një lajm të keq, dhe ka të bëjë me kapitenin e skuadrës, Mauro Icardin.
Në ndeshje që përfundoi me barazim 1-1 me Torinon, argjentinasi pësoi një goditje në gju e cila fillimisht nuk dukej serioze, por tani Icardi është detyruar të largohet nga stërvitjet e kombëtares argjentinase.
Lajmin e ka konfirmuar edhe faqja zyrtare e Interit.
“Mauro Icardi sot iu është nënshtruar testeve mjeksore për lëndimin e gjurit, dhe aty është vërejtur një inflamacion në pjesën e përparme. Nuk ka diçka shqetësuese për sulmuesin, por gjithsesi ai do të stërvitet veçmas nga skuadra për 4-5 ditët e ardhshme”, thuhet në komunikatën zyrtare të klubit.