Princat sauditë, ministrat dhe zyrtarët e implikuar në një spastrim gjithëpërfshirës anti-korrupsion në Rijad thuhet se flenë në dyshemenë e Hotel Ritz-Carlton, me pes�" />

Princat sauditë që u arrestuan, po flejnë në dyshemenë e hotelit luksoz

Princat sauditë që u arrestuan, po flejnë në dyshemenë e hotelit luksoz

Princat sauditë, ministrat dhe zyrtarët e implikuar në një spastrim gjithëpërfshirës anti-korrupsion në Rijad thuhet se flenë në dyshemenë e Hotel Ritz-Carlton, me pesë yje, në kryeqytetin saudit.

Një video e botuar nga The Neë York Times tregon trupa të shtrirë në dyshekë, të mbuluar me batanije me lule në sallën e Ballos të Hotelit. SHihet edhe një pushkë si dhe roje, për të ndaluar arratisjen e atyre që janë ulur në dyshekë.

Të shtunën vonë, qeveria saudite filloi arrestimin e dhjetëra personave të akuzuar për korrupsion, duke përfshirë jo vetëm anëtarët e familjes mbretërore, por edhe miliarderë të elitës qeverisëse, si investitori Prince Alvaleed bin Talal.

Me sa duket, hoteli është konvertuar në burgun më luksoz në botë. / Bota.al

https://www.youtube.com/watch?v=Qv5-KxFSxHg