Muharrem Sahiti e ka publikuar listën me futbollistët e ftuar për ndeshjen miqësore që Kombëtarja e Kosovës do ta zhvillojë më 13 nëntor ndaj Letonisë.
Kosova e pret Letoninë të hënën në stadiumin “Adem Jashari” në Mitrovicë, transmeton Express.
Muharrem Sahiti do ta drejtojë Kosovën në këtë ndeshje, ndërkohë që Federata e Futbollit të Kosovës ende nuk ka vendosur për trajnerin e ti, pas largimit të Albert Bunjakit në fillim të muajit të kaluar.
Kjo është lista e plotë:
Portierë:
Samir Ujkani, Bledar Hajdini, Faton Maloku
Mbrojtës:
Amir Rrahmani, Bajram Jashanica, Mërgim Vojvoda, Ardin Dallku, Fidal Aliti, Lirim Krasniqi, Armend Thaqi
Mesfushorë:
Hekuran Kryeziu, Besar Musolli, Bernard Berisha, Besar Halimi, Valon Berisha, Milot Rashica, Suad Sahiti
Sulmues:
Elbasan Rashani, Atdhe Nuhiu, Vedat Muriqi.