Italia rrezikon Botërorin – Suedia e mposht në ndeshjen e parë

Italia rrezikon Botërorin – Suedia e mposht në ndeshjen e parë

Suedia e ka fituar betejën e parë ndaj Italisë, duke e mposhtur 1:0 në “Friends Arena”.

Suedia e ka fituar sfidën e parë të play-off-it për Kupën e Botës që do të mbahet në Rusi vitin e ardhshëm, duke e mposhtur 1:0 në shtëpi Italinë.

Golin e vetëm në këtë ndeshje e realizoi Jakob Johansson në minutën e 61-të.

Ndeshja kthimit do të zhvillohet të hënën dhe nëse Italia dëshiron të kualifikohet në Botëror, duhet të fitojë në shtëpi me dy gola diferencë.