Akil Gjakova ka arritur t’i fitojë medalje Kosovës në Kampionatin Evropian të xhudos.
Xhudisti kosovar, Akil Gjakova, fitoi medaljen e argjendë në Evropianin U23 i cili aktualisht po zhvillohet në Mal të Zi, raporton Insajderi.
Gjakova mbrëmë e mposhti xhudistin gjerman Lukas Venekold në gjysmëfinale me Wazzari dhe Ippon.
Por, ai nuk ia doli të triumfonte edhe në luftën për medaljen e artë, duke u mposhtur nga xhudisti rus, Saian Ondar në finale.
Medalja e fituar nga Akil Gjakova është e dyta për Kosovën, pas medaljes së artë të cilën dje e fitoi xhudistja Distria Krasniqi. /Insajderi