Banka e Shqipërisë thotë se tregu ka tepricë valute

Banka e Shqipërisë thotë se tregu ka tepricë valute

Banka e Shqipërisë thotë se 4.6 për qind është mbiçmimi real vjetor i lekut, kundrejt valutave kryesore në muajin shtator.

Ndërkohë, mbiçmimi vjetor i lekut kundrejt euros rezultoi mesatarisht 2.9 % në tremujorin e tretë të vitit.

Krahasuar me fund shtatorin e 2016, leku ka fituar rreth 4 pikë ndaj euros dhe 9 pikë ndaj dollarit amerikan.

Rënia e dollarit i dedikohet lëvizjes në tregjet e huaja. Mbiçmimi i lekut i bën më të lira importet dhe më të shtrenjta eksportet si ka ndikimet e veta në kreditë e marra në valutë të huaj, shkruan tch.

Forcimi i monedhës shqiptare ka filluar që prej dy vitesh dhe po sipas Bankës Qendrore është ndikuar nga përshpejtimi i rritjes ekonomike në vend, pritjet për vazhdimin e kësaj tendence në të ardhmen dhe reduktimi i primit të rrezikut për ekonominë tonë.

Sipas Bankën së Shqipërisë, tregu ka tepricë valute dhe kjo ka ndikuar në mbiçmimin e lekut. Por nga ka ardhur ky fluks valute?

Banka thotë se janë investimet e huaja që kanë dhe ndikim dhe ngushtimi i deficitit të llogarisë korrente, një e dhënë kjo që tregon të gjitha hyrje-daljet valutore në Shqipëri.