Kombëtarja e Zvicrës kërkon që sot të bëhet kombëtarja e radhës që siguron një vend në Kampionatin Botëror.
Nga ora 18:00, Zvicra e shqiptarëve takohet me Irlandën e Veriut, ku tre futbollistë shqiptarë luajnë nga minuta e parë: Granit Xhaka, Blerim Xhemaili dhe Xherdan Shaqiri.
Ndeshjen e parë në Irlandë, Zvicra e kishte fituar me rezultat minimal 0:1, derisa është shumë pranë kualifikimit.
Kjo ndeshje do të zhvillohet nga ora 18:00 në “St. Jakob Park” në Basel. /Insajderi