![Shqipëria me 10 futbollistë fiton në Turqi [Video]](https://insajderi.com/wp-content/uploads/2017/11/23472386_1438824329550125_1524984874068438184_n-730x440.jpg)
Kombëtarja e Shqipërisë ka fituar në udhëtim te Turqia, me rezultat 3:2.
Shqipëria ka mposhtur Turqinë si mysafir me rezultatin 3:2 me 10 futbollistë, shkruan Insajderi.
Kombëtarja shqiptare kaloi dy herë në epërsi në pjesën e parë, me dygolëshin e Armando Sadikut, në minutat 24 dhe 39 të takimit.
Skuadra e Panuccit më pas mbeti me 10 lojtarë, kur mesfushori Ledian Memushaj u përjashtua nga loja me kartonin e dytë të verdhë, kur po luhej minuta e 41.
Turqia e ngushtoi epërsinë në minutën e 47, me anë të Cengiz Under, i cili shënoi për 2:1.
Epërsinë për Shqipërinë e dyfishoi sërish Eros Grezda, kur realizoi për 3:1, në minutën e 55 të takimit.
Kurse, për Turqinë dhe për rezultatin përfundimtar 2:3, shënoi Emre Akbaba, në minutën e 60. /Insajderi
https://www.youtube.com/watch?v=c2yl2S1_7I4