“Nëse Neymar vlen 222 milionë euro, atëherë sa vlej unë? Pati pyetur Cristiano Ronaldo kur Paris Saint-Germain vendosi ta paguajë klauzolën e lirimit të yllit brazilian.

" />

Ronaldo ka këtë mendim për Neymar

Ronaldo ka këtë mendim për Neymar

“Nëse Neymar vlen 222 milionë euro, atëherë sa vlej unë? Pati pyetur Cristiano Ronaldo kur Paris Saint-Germain vendosi ta paguajë klauzolën e lirimit të yllit brazilian.

Ronaldo mendon se Neymar ende është shumë larg tij sa i përket cilësisë dhe performancave… e po ashtu edhe larg Messit, transmeton Express.

Portugezi e sheh Neymarin si futbollist të madh me cilësitë që ia mundësojnë të përparojë, por mendon se ai nuk është i kompletuar për podiumin e Topit të Artë dhe se i duhet të presë edhe disa vite për të qenë në gjendje të garojë me dy yjet që e kanë dominuar këtë podium në dekadën e fundit.

Dallimi është në perceptimin që Ronaldo ka për Messin. Portugezi e di se lufta për numrin 1 nuk varet vetëm në përpjekjet e tyre personale por edhe në performancat e skuadrave dhe kombëtarëve të tyre përkatëse. Cristiano e konsideron Messin të barabartë. Ai beson se fuqia e tij shtrihet në punë, përpjekje dhe cilësi, derisa argjentinasi është talent i pastër. Katër herë fituesi i Topit të Artë beson se karriera e tij është më e merituar për shkak të punës së përditshme dhe përkushtimit të përgjithshëm ndaj botës së futbollit, shkruan Mundo Deportivo.

Cristiano nuk e konsideron kërcënim Neymarin. Ende jo. Për më tepër, ai mendon se edhe disa vite në vazhdim gara mes tij dhe Messit do të jetë e vështirë.