Artikull i sponsorizuar

Swiss Diamond Hotel mbush 6 vjet, bëhet imazhi i kryeqytetit

Swiss Diamond Hotel mbush 6 vjet, bëhet imazhi i kryeqytetit

Drejtuesi i Swiss Diamond Hotel Selim Pacolli me rastin e 6-vjetorit të themelimit të hotelit luksoz në Prishtinë, në një letër publike ka falënderuar veç tjerash themeluesin Behgjet Pacollin, për të cilin thotë se ua krijoi mundësinë që të jenë imazhi i kryeqytetit.

Ja letra e plotë e Selim Pacollit

Të nderuar,

Si drejtues i Swiss Diamond Hotel që nga themelimi i tij, do të doja që në emër timin dhe në emër të gjithë stafit të Swiss Diamond të falënderojmë pafundësisht shembullin e punës sonë z. Behgjet Pacolli, i cili themeloi këtë Perandori biznesi.

Faleminderit për mundësinë që na e krijove që të jemi imazhi i kryeqytetit.

Faleminderit z. Behgjet Pacolli që gjithmonë je udhërrëfyesi, shembull profesionalizmi, frymëzimi, kontributi, vlera dhe përkrahja e vazhdueshme për të gjithë ne.

6 vite rrugëtim pune së bashku, rrugëtim sfidash e shumë më shumë suksesesh.

6 vite pune ku mrekullisht i qëndruam besnik përkushtimit dhe punës tonë deri në maksimum për të dhënë më të mirën e mundshme për këtë institucion, për mysafirët tanë dhe mbi të gjitha për imazhin e vendit tonë.

Jemi aq krenarë dhe të nderuar që si rezultat i punës na u dha mundësia dhe besimi që të mirëpresim personalite të ndritura nga anë e mbanë bota, si: Madeleine Albright, Hillary Clinton, Prince Charles, Joe Biden, Recep Tayyip Erdogan, Presidentë e personalitete të kulturës, artit, biznesit dhe të të gjitha fushave edhe nga shteti amë.

Dua t’ju falënderoj të gjithë Ju bashkëpunëtorë vendor e të huaj, biznese, ambasada, organizata të ndryshme vendore e të huaja që ishit dhe na besuat për këto 6 vite.

Bashkërisht ne i besuam motivit tonë dhe qëllimeve të përbashkëta për realizimin e një pune sa më të mirë, bashkërisht do ta vazhdojmë këtë rrugëtim edhe për shumë vite së bashku.

Më lejoni që përzemërsisht t’iu falënderoj të gjithëve që nga dita e parë e rrugëtimit tonë, duke qenë të sigurt secili nga Ju ka në vete një hije, një shkëlqim dhe një peshë profesionalizmi të punës në fushën e Hotelerisë, punë të cilën e mësuat me vullnet dhe zemër.

Ne sot në këtë 6 vjetor, pa as më të voglin hezitim jemi në vazhdimësi të përzgjedhur dhe TOP konkurrues për çmime ndërkombëtare ndër më të njohurat dhe më të mëdhatë që njeh biznesi hotelier.
Sot Sëiss Diamond Hotel mban në bagazhin e tij profesional shumë çmime, të cilat edhe janë vepra më e mirë që flet për punën dhe suksesin.

Gëzuar edhe për shumë vite së bashku!

Përzemërsisht,

Selim PACOLLI