Gjermania ndalon orët “smart” për fëmijët, pasi po përgjohen mësuesit

Gjermania ndalon orët “smart” për fëmijët, pasi po përgjohen mësuesit

Rregullatori i telekomunikacioneve të Gjermanisë u ka kërkuar prindërve të shkatërrojnë pajisjet, të cilat janë përdorur për të dëgjuar mësimet në klasë.

Ky rregullatori ka ndaluar shitjen e “orëve të mençura” që mund të përdoren nga prindërit për të kontrolluar fëmijët e tyre, duke thënë se pajisjet kanë shkelur ligjet strikte të mbikëqyrjes në Gjermani.

Të gjitha orët që janë gjerësisht të disponueshme në tregun gjerman, dhe targetojnë fëmijët  ndërmjet moshës 5 dhe 12 vjeç , duhet të shkatërrohen.

Jochen Homann, president i agjencisë tha se përveç nxënesve po përgjohen edhe mësuesit.

“Hetimi ynë ka treguar gjithashtu se prindërit kanë përdorur orët për të dëgjuar mësuesit në klasë.”

Veprimet e agjencisë pasqyrojnë shqetësimet në rritje rreth rreziqeve të sigurisë dhe privatësisë.

Duke programuar orët për të thirrur një numër telefoni, ato mund të përdoren për të dëgjuar fshehurazi biseda, një veprim që është i ndaluar sipas ligjit gjerman, tha agjencia.