Një zyrtar i lartë rus ka thënë se Suedia dhe Uruguai kanë shkruar një draft rezolutë për të zgjatur hetimin e Kombeve të Bashkuara rreth asaj se kush është përgjegjës për sulmin me armë kimike në Siri.
Fyodor Strzhizhovsky, sekretari për shtyp i Rusisë në OKB, ka thënë për agjencinë e lajmeve TASS se të dyja vendet anëtare të përkohshme kanë dorëzuar një draft “kompromis” te Këshilli i Sigurimit, për rinisjen e punës së Mekanizmit të Përbashkët Hetues (JIM).
Një burim i panjohur për TASS, ka thënë se votimi i zgjatjes së hetimit mund të mbahet më 19 nëntor.
Ky raport erdhi një ditë pasi Rusia i kishte vënë veton propozimit për të mbajtur aktiv përkohësisht hetimin e Kombeve të Bashkuara.