Klubi i madh portugez transferon Kamer Qakën?

Futbollisti i lindur në Pejë aktualisht luan me skuadrën CSM Poli Iasi. Presidenti i skuadrës rumune, Adrian Ambrosio ka konfirmuar sot se për Qakën janë të interesuara Sporting Braga dhe tri skuadra nga kampionati i Rumanisë.

Klubi i madh portugez transferon Kamer Qakën?

Futbollisti 22-vjeçar i kombëtares shqiptare, Kamer Qaka ka tërhequr interesimin e skuadrës portugeze Sporting Braga dhe mund të transferohet atje në muajin janar.

Futbollisti i lindur në Pejë aktualisht luan me skuadrën CSM Poli Iasi. Presidenti i skuadrës rumune, Adrian Ambrosio ka konfirmuar sot se për Qakën janë të interesuara Sporting Braga dhe tri skuadra nga kampionati i Rumanisë.

“Nga liga rumune ne nuk kemi marrë ende asnjë ofertë. Nga ajo që kam dëgjuar, Steaua e Bukureshtit, Craiova dhe CFR Cluj janë të interesuara, por nuk ka asgjë konkrete. Ne jemi të hapur për diskutime. Agjenti i futbollistit na ka informuar se ai është në bisedime me përfaqësues të dy klubeve të mëdha, një prej të cilave është Braga. Nëse marrim një ofertë të mirë, Qaka mund të largohet”, tha presidenti i CSM Poli Iasi, Adrian Ambrosie, për mediumin rumun Prosport.

Kamer Qaka nënshkroi një kontratë prej dy vjeç e gjysmë sot me CSM Poli Iasi, dhe paga e tij u rrit nga 50,000 euro në vit, në më shumë se gjysmë milioni euro, njofton Insajderi.

Siç raportojnë mediet rumune, CSM Poli Iasi nuk është e gatshme ta lejojë largimin e Qakës pa një ofertë prej një milion eurove.

I lindur më 11 prill të vitit 1995, në Kosovë, Qaka gjatë karrierës së tij ka luajtur me klubet: Valerenga, Raufoss, Hønefoss, Sarpsborg dhe Kristiansund, të gjitha në Norvegji, para se të transferohej tek CSM Poli Iasi.

Qaka ka luajtur 19 takime për kombëtaret e moshave të Norvegjisë dhe është ftuar për herë të parë në kombëtaren A të Shqipërisë, para dy javësh. /Insajderi.com