Rekordi i madh që Ronaldo mund ta thyejë nesër në Ligën e Kampionëve

Rekordi i madh që Ronaldo mund ta thyejë nesër në Ligën e Kampionëve

Cristiano Ronaldo mund të arrijë një tjetër rekord të madh personal.

Ylli i Real Madridit, aktualisht nuk po kalon në formë të mirë në La Liga, duke arritur të shënojë vetëm një gol në tetë ndeshje, shkruan Insajderi.

Por, fituesi i “Topit të Artë” ka formë krejtësisht tjetër në Ligën e Kampionëve, ku ka realizuar gjashtë gola në katër ndeshje.

Portugezi të martën mbrëma, mund të bëhet lojtari i parë që shënon 17 gola në një vit kalendarik në kompeticionin më elitar në futboll.

Ronaldo aktualisht mban rekordin e më së shumti golave të realizuar për një vit në Ligën e Kampionëve, 16 gjithsej.

32-vjeçari mund ta arrijë një tjetër rekord, derisa i duhet vetëm edhe një gol, në dy ndeshjet e mbetura në fazën e grupeve.

Ronaldo shifrën e 16 golave e kishte arritur në vitin 2015, kurse, këtë shifër mund ta tejkalojë nesër në ndeshjen të cilën kampioni i Evropës e zhvillon në udhëtim ndaj APOEL Nicosias.

Portugezi poashtu mban rekordin e numrit më të madh të golave në një edicion të Ligës së Kampionëve [17 në sezonin 2013-14], kurse, këtë sezon ai është top-golashënuesi, me gjithsej 6 gola. /Insajderi