Kosova ka marrë dy goditje në prag të ndeshjeve të para eliminatore për Botërorin “Kina 2019”, shkruan sot Koha Ditore.
Erjon Kastrati është lënduar në ndeshjen e së hënës me skuadrën e tij Petrol Olimpija dhe nuk do të mundë të luajë të premten e të dielën, ndërkohë edhe amerikani Shawn Jones nuk iu ka përgjigjur ftesës së përzgjedhësit Brad Greenberg, me arsyetimin se ka nevojë për pushimin e gjunjëve.
Kosova edhe pa ta, të martën ka vazhduar përgatitjet për ndeshjet kundër Lituanisë në Prishtinë (e premte, 19:00) dhe Hungarisë në Debrecen (e diel, 19:00).
Kastrati, një prej vendorëve më të mirë në përfaqësuese, lëndoi nyjën e këmbës në fitoren e skuadrës së tij Petrol Olimpija kundër Shenjturit (100:63) në kuadër të kampionatit slloven. Deri në momentin e lëndimit ai shënoi shtatë pikë.