Moggi “tradhton” Juventusin: Interi favorit për titull

Moggi “tradhton” Juventusin: Interi favorit për titull

Luciano Moggi, drejtori aktual i Partizanit ka “tradhtuar” Juventusin, ku në një intervistë për “Radio Crc” deklaroi se shikon zikaltërit e Interit më pranë titullit kampion.

Italiani beson se mungesa në kompeticionet Europiani e favorizon mjaft skuadrën e drejtuar nga Spaleti.

“E shoh Interin favorit më shumë se skuadrat e tjera sepse ata nuk luajnë në Europë dhe Spaleti e ka ristrukturuar këtë ekip. Natyrisht, për Scudetto do të jenë edhe Napoli e Juventusi, por mendoj se Interi ka diçka më shumë dhe është skuadër për t’u mposhtur sepse ata e kanë një sulmues (Icardi) që gjithmonë shënon”, theksoi Moggi.