Zidane i lumtur me kthimin e tre lojtarëve

Zidane i lumtur me kthimin e tre lojtarëve

Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane, është i lumtur që përsëri i ka në dispozicion Gareth Balein, Keylor Navasin dhe Mateo Kovacicin, të cilët u kthyen nga lëndimet në ndeshjen e së martës mbrëma ndaj Fuenlabrada në Kupa Del Rei.

Bale, Kovacic dhe Navas u kthyen në barazimin tronditës 2-2 në shtëpi ndaj skuadrës së ligës së tretë spanjolle, Fuenlabrada.

Bale u fut nga banka rezervë dhe asistoi te goli i barazimit, duke i ndihmuar kampionit të La Ligës të arrijë fazën e 1/16, pas fitores së përgjithshme në dy ndeshje 4-2.

E Zidane është i lumtur me kthimin e tyre.

“Jam i lumtur për Gareth, Keylot dhe Mateo, sepse ka kohë që janë jashtë”, ka thënë francezi.

“Ata janë lojtarë të rëndësishëm dhe kur shoh që janë të gatshëm për ndeshjet tjera, jam i lumtur”, ka shtuar ai. /Express/