Trajneri i Brazilit i “frikësohet” shqiptarëve të Zvicrës

Trajneri i Brazilit i “frikësohet” shqiptarëve të Zvicrës

Trajneri i kombëtares braziliane, Tite ka thënë se kundërshtari i brazilianëve në fazën e grupeve të Kupës së Botës, Zvicra, është një skuadër e mirë dhe me kualitete.

Tite ka përmendur në veçanti dy futbollistët shqiptarë të Zvicrës, Granit Xhakën dhe Xherdan Shaqirin.

“Ne jemi favorit, por të gjitha skuadrat e tjera në grupin tonë kanë kualitete. Kundërshtari jonë kryesor, Zvicra është njëra nga kombëtaret më mirë të renditura në ranglistën e FIFA-s. Xhaka është një mesfushor i Arsenalit dhe ka shumë kualitete. Shaqiri, është futbollist shumë i mirë. [Zvicra] është një kombëtare me përvojë”, ka thënë Tite për mediumion brazilian Metro Jornal, transmeton Insajderi.