Young Boys-Skënderbeu, korçaret duan të mbrojnë vendin e tretë

Young Boys-Skënderbeu, korçaret duan të mbrojnë vendin e tretë

Gjithçka është vendosur në Grupin B. As Skënderbeu dhe as skuadra zvicerane janë jashtë lojës për të siguruar një vend në raundin pasardhës dhe trajnerët e dy skuadrave mund të përfitojnë nga rasti për të lënë pushim lojtarët titullarë.

Young Boys

Zviceranët janë një nga skuadrat që kanë zhgënjyer më shumë në këtë edicion të Europa League. Young Boys po paraqiten shumë mirë në kampionatin zviceran, ku kryesojnë me një avantazh prej katër pikësh ndaj Basel-it të vendit të dytë. Por, lojtarët e Adi Hutter, kanë befasuar në javën e fundit të kampionatit, duke u mundur 3-1 në fushën e Thun dhe mund të kërkojnë të përmirësojnë moralin me një fitore kundër korçarëve.

Skënderbeu

Skuadra e Ilir Dajës ka marrë fitoren e parë në grup në javën e pestë, duke mundur 3-2 ekipin e Dinamos së Kievit dhe duke marrë vendin e tretë në Grupin B. Bardhekuqtë do të kërkojnë ta mbrojnë këtë pozicion dhe t’i mohojnë zviceranëve një fitore që për ata do të ishte e para nëgrup.

Shifra dhe Fakte

– Ndeshja e parë e zhvilluar mes këtyre dy skuadrave në Grupin B është mbyllur në barazim 1-1. Sowe ka shënuar për Skënderbeun në minutën e 65-të, Assale ka barazuar për zviceranët në të 72-ën.

– Në shtatë ndeshjet e fundit të luajtura në shtëpi, Young Boys kanë arritur të mbyllin vetëm një ndeshje pa pësuar gol.

– Skënderbeu ka humbur vetëm dy nga dhjetë ndeshjet e luajtura në transfertë dhe të dy këto humbje kanë ardhur në Europa League.

– Kjo ka qenë ecuria më e mirë në historinë e Skënderbeut në fazën me grupe të Europa League.

– Young Boys ka shënuar 20 gola në pesë ndeshjet e fundit të kampionatit zviceran që kanë luajtur në shtëpi, një mesatare prej katër golash për ndeshje.

– Skënderbeu është i pamposhtur në Kategorinë Superiore dhe ka realizuar 10 gola në gjashtë transfertat që ka luajtur në kampionatin shqiptar.

– Në pesë ndeshjet e fundit që Young Boys ka luajtur në shtëpi në të gjitha kompeticionet, janë realizuar 63 goditje nga këndi në total, një mesatare prej 12.6 goditjesh nga këndi për ndeshjes. Në pesë transfertat e fundit që Skënderbeu ka luajtur në Europë, janë realizuar një total prej 47 goditjesh nga këndi, një mesatare prej 9.4 goditjesh për ndeshje./Telesport.