“Messi i Kosovës” shënon supergol në Belgjikë

“Messi i Kosovës” shënon supergol në Belgjikë

Edon Zhegrova ka shënuar golin e tij të parë për KRC Genk në kategorinë e parë të Belgjikës – Jupiler League.

Kosovari 18-vjeçar, që njihet me nofkën “Messi i Kosovës”, shënoi gol në ndeshjen e Genk ndaj Eupen, raporton Insajderi.

Zhegrova është rritur në Kosovë dhe ka luajtur për skuadrat e moshave të KF Flamurtarit të Prishtinës dhe FC Prishtinës – para se të transferohej në Belgjikë para 4 vjetësh.

Ai ende nuk është ftuar në përfaqësuesen e Kosovës. /Insajderi.com

https://twitter.com/alankapatan/status/939582744681701378