Milot Rashica në radarët e gjigantit të Premierligës

Milot Rashica në radarët e gjigantit të Premierligës

Milot Rashica mund të largohet nga Eredivisie në Holandë, për të kaluar në Premierligën angleze.

Sipas mediave britanike, ylli i Përfaqësueses së Kosovës, mund ta braktis Vitessen për të kaluar në Angli.

Klubi i njohur anglez Newcastle United është i interesuar të nënshkruajë me 21-vjeçarin, raporton The Mirror, përcjell Insajderi

Rashica është në radarin e Newcastlet, derisa për shpërbimet e tij, klubi aktual Vitesse thuhet se kërkon rreth 4 milionë funte.

Deri tani me Vitessen – në gjithsej 12 paraqitje titullar në kampionatin holandez – Rashica ka shënuar tre gola dhe ka dhuruar dy asiste, sipas faqes së statistikave Whoscored.

Kurse, në sezonin 2015-16, mesfushori kishe shënuar dy gola dhe kishte dhuruar 10 asiste, në gjithsej 31 paraqitje me klubin holandez.

Rashica shihet si shpëtimtari i Newcastles, pasi skuadra e Rafael Benitezit është në krizë të rezultateve – dhe rrezikon rënien në Championship.

Newcastle United aktualisht renditet në pozitën e 16-të në tabelë me 15 pikë pas 16 xhirove të luajtura, duke rrezikuar seriozisht rënien nga liga. /Insajderi