Messi barazon rekordin e madh të Gerd Mullerit [Foto]

Messi barazon rekordin e madh të Gerd Mullerit [Foto]

Leo Messi e ka barazuar rekordin e madh të Gerd Mullerit, me golin e fundit të shënuar për Barcelonën.

Argjentinasi shënoi në fitoren e Barcelonës ndaj Villarrealit, ku katalanasit triumfuan me rezultat 2:0, raporton Insajderi.

Gerd Muller, i cili ka kaluar 15 vite te gjiganti gjerman Bayern Munich, konsiderohet si një prej golashënuesve më të mirë të të gjitha kohërave.

Legjenda e futbollit gjerman, kishte realizuar 525 gola me një klub të vetëm në karrierën e tij, rekord ky i pa arritur deri sot, kur Messi i shënoi gol Villarrealit.

Me këtë gol, ylli i Barcelonës ka barazuar rekordin e Gerd Mullerit, duke shënuar golin e tij të 525-të me fanellën e Barcelonës.

30-vjeçari ka zhvilluar 606 ndeshje deri tani në karrierë me Barcelonën, ku ka shënuar 525 gola dhe ka dhuruar 234 asiste.

Argjentinasi ka fituar 30 trofe me gjigantin katalan, ku ka shënuar 39 het-trike dhe ka fituar 5 Topa të Artë. /Insajderi