Fortuna Oslo e ka realizuar edhe një tjetër tranasfer në futbollin e Kosovës.
Pas mesfushorit të mirënjohur Shpëtim Babaj, ky ekip ka arritur marrëveshje edhe me Agron Haxhijajn i cili më parë ka luajtur për Istogun.
“Agron Haxhijaj vazhdon karrierën në ekipin norvegjez, Fortuna Oslo
Ish futbollisti i Istogut, Agron Haxhijaj ka filluar një aventurë të re në Norvegji. Agroni edhe zyrtarisht është pjesë e ekipit Fortuna Oslo. Haxhijaj në ekipin Fortuna Oslo do të jetë së bashku me lojtarin e mirënjohur kosovar Shpetim Babaj.
I urojmë shumë suksese Agronit në klubin e ri”, njofton faqja e Istogut në Facebook.