Manchester United shënon fitore, dështojnë Arsenali e Liverpooli

Manchester United shënon fitore, dështojnë Arsenali e Liverpooli

Manchester United ka shënuar fitore me shumë mund në shtëpi.

Skuadra e Jose Mourinhos mposhti Bournemouthin, 1:0. Golin e fitores e realizoi Romelu Lukaku me kokë.

Me këtë fitore, United ka 38 pikë në vendin e dytë, 11 më pak se kryesuesit e Manchester Cityt.

Kurse, Liverpooli ka dështuar përballë WBA-së. Rezultati final në “Anfield” ishte i barabartë, 0:0.

Me këtë pikë, skuadra e Jurgen Klopp mbetet në vendin e pestë me 31 pikë.

Ndërsa, Arsenali nuk ka arritur të marrë më shumë se një pikë në derbin e Londrës.

Ekipi i Arsene Wenger barazoi me West Hamin. Rezultati përfundimtar ishte pa gola, 0:0.

Me këtë barazim Arsenali ka 30 pikë dhe renditet në vendin e 7.