
NASA sot do të mbajë një konferencë në orën 18:00 në lidhje me jetën e jashtë tokësore, me ç’rast do t’i publikoj disa rezultatet e një hulumtimi disa vjeçare.
Një satelit ka kërkuar yje për botën e largët duke përdorur sistemin “AI” të Google dhe po ndihmon NASA-n të gjejë botët potencialisht të banueshme.
Shkencëtarët nga Divizioni Astrofizikë i Drejtorisë së Misionit të NASA-s dhe Qendrës Kërkimore Ames, si dhe një inxhinier i lartë i programeve të Google AI dhe një ekspert nga Universiteti i Teksasit në Austin, do të flasin në këtë ngjarje.
“Zbulimi është bërë nga studiuesit që përdorin mësimin e makinës nga Google,” ka thënë NASA në një deklaratë.
Ky hulumtim i NASA-së ka zbuluar 21 planete me madhësi të tokës të njohur tani për orbitë brenda zonave të banueshme të yjeve të tyre.
Nisur në 2009, sateliti ka ndihmuar në kërkimin e planetit jashtë sistemit diellor. /Insajderi.com