Partia konservative austriake, Partia e Popullit, është pajtuar për ta qeverisur vendin në koalicion me partinë e ekstremit të djathtë, Partinë e Lirisë, njofton Klan Kosova.
Marrëveshja ka ardhur dy muaj pasi në zgjedhjet parlamentare fitoi Partia e Popullit, por jo me shumicë të mjaftueshme për ta qeverisur vendin.
Me vetëm 31 vjet, lideri i PP-së, Sebastian Kurz, pritet të bëhet kryeministri më i ri në botë.
Këto dy parti e kishin udhëhequr vendin edhe në të kaluarën në periudhën 2000 – 2005.
Ende nuk janë bërë të ditura detajet e marrëveshjes së dy partive.