Bayerni e mbyll 2017-tën me fitore [Video]

Bayerni e mbyll 2017-tën me fitore [Video]

Bayern Munchen ka marrë një fitore të vështirë 1-0 në transfertë ndaj Stuttgartit në ndeshjen e vlefshme për javën e 17-të të Bundesligas.

Golin e vetëm dhe të tri pikëve e realizoi Thomas Muller në minutën e 79’të, ndërsa në minutën e 93’ ishte portieri bavarez Sven Ulreich ai i cili priti penalltinë.

Bavarezët kryesojnë me 41 pikë, 11 më shumë se Schlake e vendit të dytë.